FSK prezanton arritjet e saj
Në ushtrimin e mbajtur në Ferizaj, FSK-ja demonstroi para udhëheqësve më të lartë vendorë dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë arritjet e deritashme në ngritjen e saj. Vlerësim i lart iu bë sot nga ana e institucioneve më të larta të vendit pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të arriturat e tyre gjatë ushtrimit të parë për gatishmërinë e tyre që të ofrojnë ndihmë në raste të ndryshme.
Forca e Sigurisë së Kosovës është gatshme për misionin saj për paqën dhe stabilitetin e vendit, ka thënë sot Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili së bashku me kryeministrin e vendit Hashim Thaçi, ministrin e Mbrojtjes, Fehmi Muja dhe Komandantin e KFOR-it, Xhyzepe Emilio Gay, gjatë inspektimit të ushtrimit të parë fushor të bërë nga ana e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Kazermën e FSK në Ferizaj.
Në këtë ushtrim janë treguar aftësitë e FSK-së në fusha të ndryshme, si deminim, ndihmë e shpejtë etj. Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu gjithashtu ka theksuar se këta njerëz kanë arritur në mënyrën më të mirë të mundshme të shprehin shkathtësitë e tyre, dijet e tyre dhe besimin e plotë në ndërtimin të plotë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në afatet e parashikuara, duke pasur parasysh se kjo forcë do të jetë në mision të mirë për të gjithë qytetarët e vendit. (rtk/start)