E Hënë, 2 Nëntor 2026

FSK zhvillon ushtrimin “Ujku Shigjetë” për testimin e kapaciteteve operacionale

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur një nga ushtrimet më të rëndësishme fushore, të quajtur “Ujku Shigjetë”, që ka për qëllim vlerësimin dhe përgatitjen e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore për validim operativ.

Pjesëtarët e FSK-së janë angazhuar në skenarë të ndryshëm stërvitor që synojnë testimin e aftësive taktike, koordinimit në terren dhe reagimit në situata komplekse.

Ushtrimi synon rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe vlerësimin e gatishmërisë për përmbushjen e misioneve në përputhje me standardet moderne.

“Me disiplinë, profesionalizëm dhe angazhim maksimal, trupat e FSK-së po dëshmojnë se janë të përgatitur të përballen me çdo sfidë, duke forcuar më tej profilin e FSK-së si një forcë e trajnuar, e organizuar dhe e besueshme në shërbim të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës”,- shkruhet në faqen zyrtare të FSK në rrjetet sociale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›