FUTBOLL – Djali 14-vjeçar i Ronaldos në skuadrën e Portugalisë

ZAGREB, 6 maj /ATSH-DPA/ – Djali i Cristiano Ronaldos është thirrur për herë të parë në skuadrën e Portugalisë nën 15 vjeç.
Katërmbëdhjetëvjeçari Cristiano Ronaldo Jr – i cili është në ekipin e Arabisë Saudite Al-Nassr ku luan babai i tij – është përfshirë në një grup prej 22 lojtarësh për turneun ndërkombëtar “Vlatko Markovic” në Kroaci.
Turneu i të rinjve do të përfshijë ndeshje kundër ekipeve nga Japonia, Greqia dhe Anglia nga 13 deri më 18 maj.
Ronaldo, 40 vjeç, postoi një fotografi të listës së skuadrës së Portugalisë nën 15 vjeç në Instagram, me mesazhin “krenar për ty, bir”.
Cristiano Ronaldo Jr ka kaluar gjithashtu kohë në formacionin e të rinjve të Juventusit dhe Manchester United, pasi babai i tij ka luajtur për të dy klubet para se të transferohej në Ligën Profesionale Saudite, në dhjetor 2022./ /os/