E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FUTBOLL – FIFA shpall Vinicius Junior lojtarin më të mirë për vitin 2024

BERLIN, 17 dhjetor /ATSH-DPA/ – Sulmuesi i Real Madridit dhe Brazilit, Vinicius Junior, është votuar si lojtari më i mirë i FIFA-s për vitin 2024.

24-vjeçari, i cili ndihmoi Real Madridin të fitonte Ligën e Kampionëve dhe La Ligën, mundi nëntë të nominuar të tjerë, përfshirë fituesin e Topit të Artë, Rodri dhe fituesin rekord Lionel Messi.

Ai e anashkaloi ceremoninë e Topit të Artë në tetor, pasi ishte i zemëruar që nuk fitoi.

Fituesi i çmimit u zbulua në një darkë të FIFA-s në Katar, e shpallur pas një dite.

Më i miri i FIFA-s u votua nga trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve, gazetarët dhe tifozët në mbarë botën përmes një sondazhi në internet./ a.jor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›