FUTBOLL – Pas 13 vitesh Jamie Vardy largohet nga Leicester

LONDËR, 24 prill /ATSH-DPA/ – Fituesi i Premier League, Jamie Vardy do të largohet nga Leicester pas 13 sezonesh në fund të sezonit aktual, kanë njoftuar drejtuesit e klubit.
Sulmuesi 38-vjeçar i Anglisë, një anëtar kyç i skuadrës që ngriti titullin kundër të gjitha gjasave në vitin 2016, do të largohet me pothuajse 500 ndeshje për klubin.
Në një deklaratë në faqen zyrtare të Leicesterit thuhej se “mund të konfirmojmë se sulmuesi legjendar Jamie Vardy do të largohet nga Leicester City këtë verë, pas 13 sezoneve që e kanë parë atë të bëhet lojtari ynë më i mirë ndonjëherë”./ /os/