FUTBOLL – Rodri fiton Topin e Artë

LONDËR, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Mesfushori i Manchester Cityt dhe Spanjës, Rodri ka fituar Topin e Artë për meshkuj, njoftoi ”France Football”.
28-vjeçari këtë vit ndihmoi Spanjën të fitonte Kampionatin Evropian dhe ngriti trofeun e Premier League për të katërtin sezon radhazi me Cityn.
Ai u ndihmua të ngjitej në skenë pasi mbërriti me paterica, pasi ishte përjashtuar për pjesën tjetër të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju./ a.jor.