E Diel, 1 Nëntor 2026

FUTBOLL – Transferim historik: Salah bëhet lojtari më i paguar në Turqi

ANKARA, 6 gusht /ATSH-DPA/ – Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin turk Trabzonspor, duke i dhënë fund aventurës së tij në Liverpool pas nëntë sezonesh dhe po aq trofesh të fituar në Angli.

34-vjeçari do të përfitojë 17 milionë euro në sezon, pa përfshirë bonuset e performancës, duke u bërë futbollisti më i paguar në historinë e kampionatit turk.

Përveç kësaj, ai do të marrë edhe 20% të të ardhurave nga shitja e fanellave dhe produkteve me emrin e tij.

Kapiteni i kombëtares së Egjiptit u prit nga mijëra tifozë në Trabzon dhe do të prezantohet zyrtarisht gjatë një ceremonie në stadiumin e klubit.

“Kudo që kam shkuar, kam fituar ose jam përpjekur të fitoj diçka. Shpresoj të arrijmë suksese në kampionat dhe në Kupat e Europës”, deklaroi Salah, i cili do të luajë në kampionatin e pestë të karrierës së tij, pas Egjiptit, Zvicrës, Italisë dhe Anglisë. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›