Fabio Hoxha, gol e penallti për Inter U-17Sulmuesi shqiptar realizoi një gol dhe fitoi një penallti në fitoren 5-1 kundër Monza

Talenti shqiptar i Interit U-17, Fabio Hoxha realizoi një gol dhe fitoi një penallti në fitoren 5-1 kundër Monza, në takimin e vlefshëm për javën e 10-të të kampionatit për Allievi Regionali. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Interit. Golat e tjerë u realizuan nga Cocuzza, Cortellaro, Bellitta e Mella.
E Diele, 16 Nentor 2008