Seanca e parë e Kombëtares, mungojnë Duro e HidiKombëtarja kreu seancën e parë stërvitore në Baku të Azerabjaxhanit, në kuadër të përgatitjeve për miqësoren ndërkomëtare të 19 nëntorit.

Kombëtarja kreu seancën e parë stërvitore në Baku të Azerabjaxhanit, në kuadër të përgatitjeve për miqësoren ndërkomëtare të 19 nëntorit. Në urdhërat e holandezit Ari Han mungonin vetëm Klodian Duro e Isli Hidi, të cilët do të mbërijnë në orët e vona nga Qipro, për shkak të impenjimeve. Sipas burimeve pranë Kombëtares, stërvitja e kryer në stadiumin e Interit të Bakut kaloi shumë mirë e pa probleme. Edhe pse Shqipëria është ndeshur tri herë më parë me Azerbajxhanin (tre fitore), kjo është hera e parë që luhet në vendin e largët europian.
E Hene, 17 Nentor 2008