E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabio Kapelo ky budalla me kapele

TIRANE-Ishte dikur nje budalla me ombrelle StivMekKlaren por tani eshte nje Prat in a hat thene ndryshe nje idiot me kapele. Epiteti nuk eshte per nje njeri cfaredo por per nje prej trajnereve me te mire te botes Fabio Kapelon. Italiani qe drejton perfaqesuesen angleze ka qene dje epiqendra e sulmeve te mediave britanike pas disfates 1-2 ndaj Frances ne Uembli. The Sun nuk kursen asgje ndaj ish-trajnerit te Realit te Madridit qe ndaj rivaleve te perjetshem jo vetem ne futboll per hir te se vertetes pesoi nje humbje te rende. Ndeshja qe duhet te sherbente per te vene ne dukje te rinjte e talentuar te Anglise rezultoi zhgenjim me vete per ta thene sipas The Guardian. Daily Star e ka quajtur Leksion Francez ndersa ne te njejten linje eshte edhe Daily Mail. Djelmoshat e Kapelos kane marre nga francezet nje leksion qe veshtire se do ta harrojne nderkohe qe tifozet e pranishem ne Uembli ne fund e kane shprehur hapur merzitjen e tyre duke fishkellyer dhe fyer futbollistet qe zbriten ne fushe. Por nuk ka munguar as ndonje sharje ne kor ne adrese te Kapelos i cili eshte ftuar te beje gati valixhet.
Te mjeret
Pas ndeshjes me Francen mediat angleze kane kujtuar te gjitha romanin e Viktor Hygoit. Sipas Daily Express Te mjeret ishte pikerisht titulli me i pershtatshem per futbollistet e hedhur ne fushe nga Fabio Kapelo. Ne fakt Anglia vinte ne kete takim me shume te rinj dhe me nje formacion eksperimental por askush nuk e mendonte se do te bente nje figure kaq te keqe. Por sikur te mos mjaftonte stuhia e shtypit anglez dje nuk kane munguar as akuzat ne Tuiter te Darren Burgess shefi i pergatitesve te Liverpulit per nje demtim te marre nga Stiven Xherard ne miqesoren ndaj Gjelave. Kapiteni i te kuqve doli nga fusha e lojes ne minuten e 39-te te pjeses se dyte me lot ne sy. Burgess e ka quajtur Kapelon nje diletant pasi ka shkelur akordin me Liverpulin per nje impenjim jo te gjate te Xherard. Tani neve na duhet te paguajme per paaftesine e tij dhe kjo eshte e turpshme shkruan pergatitesi i Liverpulit. Nderkohe pas analizave te kryera dje eshte konfirmuar se Xherard do te qendroje jashte per nje muaj. Liverpuli kishte kerkuar qe mesfushori te luante per nje ore por ai luajti 84 minuta. Kapelo eshte justifikuar se pas daljes se Berrit dhe Ferdinand ne pushim kishte pak lojtare me pervoje ne fushe.
Francezet
Ndersa ne Angli eshte kohe zie ne France shtypi i ka thurur elozhe trajnerit Loran Blank i cili e ka shnderruar totalisht skuadren kombetare ne 4 muaj pune. LEquipe flet per nje fitore te pjekurise ndersa e krahason suksesin e se merkures me ate te vitit 1999 ne shifrat 2-0. Vecse ne ate kohe Blank ishte ende ne fushe. Jemi te kenaqur por jo euforike - deklaroi trajneri i Frances. - I kenaqur per lojen me top ne toke dhe per soliditetin ne mbrojtje. Per Le Monde ishte nje fitore me autoritet edhe pse duhen marre parasysh mungesat e Anglise. Ndersa Le Parisien shkruan Nuk zbaviteshim keshtu prej kohesh. Te kenaqur edhe tifozet ndersa notat me te larta i kane marre Benzema 8 dhe Mekses 7.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›