E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA ndalohenpijet energjike me bazekafeinen dhe alkoolin

SHBA- Pijet energjike te pergatitura me alkool dhe kafeine perbejne rrezik per shendetin dhe duhet rishikuar perberja e tyre. Keshtu ka vendosur Agjencia amerikane per administrimin e ushqimit dhe barnave nga anglishtja Fda Food and Drug Administration e cila ka bllokuar keto lloj pijesh pas polemikave te hapura nga helmimi i disa studenteve amerikane. Lajmi behet publik nga Corriere Della Sera.

Vendimi i marre nga kjo agjenci Fda eshte vleresuar edhe nga Shtepia e Bardhe. Keto produkte te destinuara per te promovuar pijen jane vecanerisht te rrezikshme kur kane ne perberjen e tyre alkool kafeine dhe konsumohen nga te rinjte- u shpreh Gil Kerlikoeske drejtor i politikave shendetesore - per kete arsye nisma e Fda eshte e drejte.

Agjencia i ka drejtuar nje leter 7 kompanive qe prodhojne pije energjike duke i kerkuar te riformuloje perberjen e ketyre pijeve brenda 15 diteve. Nese keto masa nuk do te merren Fda eshte gati te kerkoje sekuestrimin total te ketyre mallrave ne treg. Pese shtete ne Amerike kane bllokuar aktualisht shitjen e tyre.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›