E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas i Arsenalit kërkon Barcelonën

Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger kerkon ta mbaje larg Barcelones, por kapiteni i skuadres angleze Cesc Fabregas nuk e fsheh deshiren e tij per t’u tranferuar te kampionet e Spanjes. I ndodhur ne vendlindjen e tij ne qytetitn katalunjas Arenys de Mar, ku eshte nderuar per kontributin e tij ne triumfin e kombetares spanjolle ne Boterorin 2010, mesfushori 23 vjecar ka shprehur edhe nje here deshiren per te veshur fanellen e Barcelones.

“Shpresoj qe t’ju shoh me shpesh ketu”, ka thene i emocionuar Fabregas perpara tifozeve. Kjo deklarate eshte marre si nje sinjal i rendesishem nga drejtuesit e Barcelones, nderkohe qe Venger duhet te beje me shume per te bindur talentin e tij te qendroje ne Premier Ligen Angleze. Trajneri i Arsenalit ishte shprehur me pare i sigurte qe Fabregas do te qendronte te pakten edhe nje sezon te skuadra e tij, por transferimi i futbollistit ne Primera Division duket se do te pershpejtohet brenda kesaj merkatoje.

Cesc Fabregas eshte nje produkt i sektorit te te rinjve te Barcelones, por u transferua te Arsenali ne moshen 16 vjecare. Qe atehere ai eshte kthyer ne nje nga lojtaret me te rendesishem te skuadres angleze, madje Venger i ka besuar edhe shiritin e kapitenit. Por tani duket se ai kerkon te rikthehet te skuadra spanjolle, e cila eshte gati te ofroje 29 paund per te patur sherbimin e talentit 23-vjecar.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›