Moisiu: Topi nuk ka shkelur Kushtetutën. "Pro" një ligji organik
Paraardhësi i Bamir Topit në krye të shtetit, Alfred Moisiu, del në mbrojtje të këtij të fundit në debatin për Gjykatën Kushtetuese. Për ish presidentin, pasaardhësi i tij ndodhet në mes të një sulmi nga maxhoranca që e zgjodhi 3 vite më parë, ndonëse nuk e ka shkelur Kushtetutën.
"Nuk shoh asnjë shkelje kushtetuese në këtë rast. Kjo është për të ardhur keq, sepse duket qartë që është një synim politik i maxhorancës, për të goditur presidentin dhe për ta nënshtruar presidentin e Republikës", thotë Alfred Moisiu, ish president.
President deri në 2007, e sheh si pozitive nismën për të rregulluar me ligj veprimtarinë e këtij institucioni. Por sipas tij në të duhet të përfshihet dhe statusi i ish presidenteve.
"Për gjykimin tim ky ligj nuk prish punë, të përcaktohen disa gjëra që pavarësisht se në Kushtetutë janë të njohura dhe të mirëshkruara të drejtat legjitime të presidentit, por ka dhe gjëra që nuk janë saktësisht të caktuara, të drejtat dhe detyrat e presidentit kur është në funksion, edhe kur largohet nga detyra", u shpreh ai.
Moisiu kujton 2007-n kur Vladimir Kristo mori kryesinë e Gjykatës Kushtetuese, me disa ditë vonesë nga skadimi i mandatit të paraardhësit të tij. "Në 2007 kur kishte skaduar disa ditë mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe u bë gati një revoltë, më quajtën dhe që po bëja grusht konstitucional. Ndërsa me sa di unë, kryetarit aktual i ka skaduar në fillim të qershorit mandati dhe ky problem u nxeh në fund të korrikut, pra dy muaj me vonesë", tha ai.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e martë , 03 gusht 2010 ) < I mëparshmi