Fabregas i jep lamtumirën të dashurës

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas ka fituar si rrallëherë vëmendjen e gazetave rozë, dhe e gjithë kjo, për shkak të ndarjes me të dashurën historike me të cilën ishte lidhur që në vitet e para të adoleshencës.
Futbollisti katalanas është ndarë me partneren e tij simpatike, Carla Garcia, 24 vjeçe, me të cilën ka ndenjur për më shumë se 7 vjet. Ajo pritej të martohej këtë verë me spanjollin, por marrëdhënia është ndërprerë.
"Vendimi për të ndërprerë marrëdhënien, ishte më shumë i Fabregas, sesa i vajzës" tha babai i futbollistit nga banesa e tij në Arenys de Mar, afër Barcelonës. "Mendoj se është mëkat pasi ata kanë qenë bashkë për shumë kohë dhe ajo është një vajzë e dashur" shtoi babai.