E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uefa do të dënojë me 3 ndeshje Mourinho-n

UEFA do të dënojë trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho, me tre ndeshje skualifikim në Ligën e Kampioneve.
Komiteti i Disiplinës dhe Kontrollit të organizimit drejtues të futbollit europian do të bëjë publik këtë dënim në datën 6 maj.

Një ndeshje pezullim për kartonin e kuq në Bernabeu (dënim që do të shlyejë të martën e ardhshme në Camp Nou), një ndeshje për deklaratat pas Real Madrid-Barcelona ku kritikoi ashpër “fuqinë” e katalanasve në futbollin europian dhe një tjetër për kritikat ndaj arbitrit gjerman Stark.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›