Fabrika e rreme e agrumeve, pranga pronarit
TIRANE - Zbulohet ne kryeqytet punishtja ushqimore qe tregtonte mallra false, nen hetim edhe zyrtare te tatim-taksave, qe dyshohet se jane te implikuar. Ne pranga ka rene pronari i fabrikes, Kujtim Xhafa, per te cilin dyshohet se kryente aktivitet te palicencuar me etiketa te rreme, te subjekteve te ndryshme. Burimet zyrtare te policise thane se 53- vjecari u arrestua pasditen e djeshme, teksa transportonte me furgon, me targe TR 6118 J, 10 koli (12 kavanoza, 400 gr.), me mjalte dhe 15 koli me ullinj, ku te gjitha etiketat rezultonin te falsifikuara. Pas nje kontrolli te ushtruar ne banesen e tij, ne Komunen e Vaqarit, jane sekuestruar si prova materiale pajisje, te cilat sherbenin per perpunimin, paketimin dhe ambalazhimin e kavanozave me ullinj dhe mjalte. Policia ka bllokuar 140 koli me nga 20 cope kavanoza 400 gr. me salce domate, 130 koli me kastravece, 14 koli me sallate te perziere, 39 koli me komposto pjeshke, si dhe 18 mije cope etiketa me mbishkrimin prodhim ulliri, 5 mije cope etiketa me mbishkrimin prodhim mjalti, 30 cope etiketa me mbishkrimin prodhim mishi dhe materiale te tjera. Mesohet se gjate verifikimeve te kryera ka rezultuar se Xhafa nuk dispononte asnje lloj dokumenti per ushtrimin e aktivitetit privat, madje etiketat qe vendoseshin ne artikuj nuk i kishte te miratuara. Ne punishten e tij ishin te punesuar disa persona te pasiguruar. Ndaj 53- vjecarit eshte marre masa e arrestit, per konsumim te veprave penale te