E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori zviceran pushon ceshtjen e Al Kadi

Prokuroria e Zvicres perjashton nga hetimi biznesmenin nga Arabia Saudite, Yassin Abdullah Kadi, te konsideruar qe prej 11 shtatorit 2001, si mbeshtetes i organizates terroriste Al Kaeda dhe drejtuesit te saj, Osama Bin Laden. Nderkohe qe pronari edhe i dy kullave ne Tirane, sipas vendimit te organit te akuzes ne Gjeneve, ka te drejte te fitoje te gjithe pasurite e tij te ngrira vetem nepermjet nje urdhri te vecante. Me nje shkrese te cilen ia ka derguar avokatit te Kadise, zyra e Kryeprokurorit te Pergjithshem zviceran, me firmen e zevendesprokurorit Claude Nicati, ka bere te ditur se ceshtja penale e hapur ndaj tij eshte pushuar. Keshtu, shteti zviceran me daten 15 shtator te vitit 2001, ka hapur nje dosje penale kunder Kadise, duke e akuzuar kete te fundit per mbeshtetje te organizates kriminale sipas nenit 260 te Kodit Penal. Hetimet ne lidhje me sipermarresin arab qe zoteron edhe shtate kompani ne kryeqytet, ndersa asetet i jane ngrire nga qeveria shqiptare, u thelluan me shume me 13 tetor te vitit 2001. Pas pushimit te dosjes, Kadi nuk kerkohet me nga shteti zviceran. Nderkohe qe parate e tij, te cilat jane bllokuar nga shteti zviceran per arsye hetimore, do te clirohen vetem nepermjet nje vendimi te vecante. Nderkohe qe vete Al Kadi eshte shprehur publikisht se mbeshtet vendimin e gjykates dhe prokurorise, ndersa kerkon heqjen e emrit nga lista e zeze e financuesve te terrorizmit dhe pret qe te aprovohet edhe nga Kombet e Bashkuara. Gazeta

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›