E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook Po ju zhduk privatesine

Rrjeti i njohur social i internetit Facebook, nuk po ben aq sa duhet per te mbrojtur informacionet personale te perdoruesve te saj dhe informacioni qe ajo i jep anetareve mbi ceshtjet e privatesise, eshte i komplikuar dhe jo i plote. Kete pohim e beri komisionerja kanadeze e ceshtjeve te privatesise, ne raportin e saj te investigimit mbi Facebook. "Eshte e qarte se siguria e informacionit duhet te jete nje nga prioritetet per rrjetin e Facebook, dhe megjithate gjejme mungesa serioze te privatesise ne menyren e operimit te ketij institucioni",- tha komisionerja e privatesise Jennifer Stoddart.

Raporti evidenton se Facebook thyen ligjet e privatesise, duke mbajtur informacionet personale te njerezve qe tashme i kane caktivizuar llogarite e tyre ne rrjet perfundimisht. Sipas Stoddart, Facebook jep informacion te paqarte mbi praktikat e ruajtjes se informacionit personal, per shembull ne tregimin e menyres se caktivizimit te llogarise se perdoruesve, por jo per fshirjen e informacioneve te tyre.

nderkohe reagimi i Facebook ka qene mbrojtes: Perfaqesuesit e rrjetit social i thane komisioneres se duhej te ruanin te dhenat personale te anetareve, per arsye se afro gjysma e perdoruesve e riaktivizonin serish llogarine e tyre ne Facebook. Ata nuk bene komente te tjera te menjehershme, por raporti thoshte se Facebook kundershtonte fuqimisht konkluzionet paraprake te komisioneres.

Stoddart tha gjithashtu se Facebook nuk kishte siguri te mjaftueshme per te ndaluar perdorimin e te dhenave nga pale te treta, sic jane kompanite zhvilluese te internetit qe numerojne rreth 950,000 ne 180 shtete. Ajo tha se Facebook kishte zgjidhur disa nga problemet e meparshme dhe i dha rrjetit 30 dite kohe per t'u adaptuar ndaj "rekomandimeve" te saj. Hetimi nisi ne kuader te ankeses se Trupit Kanadez te Politikave te Internetit, te universitetit te Ottawa-s. Stoddart disponon fuqine t'i kerkoje gjykatave te fusin ne perdorim me force, rekomandimet e saj.

Facebook ka rreth 200 milione perdorues aktive, duke perfshire dhe disa qindra mije shqiptare ne Shqiperi dhe pjesen tjeter te botes. "Facebook", nisi per te lidhur studentet, tani eshte rrjeti social boteror. Ai u themelua ne 4 shkurt 2004 nga Mark Zuckerberg-u, atehere student 19-vjecar ne Universitetin e Harvardit. Me 27 shkurt 2006, Facebook-u, ishte me i parapelqyeri ne shkollat e larta dhe ne bizneset e medha. Nga 11 shtatori 2006, kush eshte mbi 13 vjec, mund te marre pjese ne Facebook dhe, pjesemarresit, mund te jene pjesemarres ne nje ose me shume rrjete, sic jane shkollat, vendi i punes, ose rajone gjeografike. Dhe, keshtu, qellimi fillestar i Facebook-ut, per te mbajtur ne kontakt mes studenteve te universitetit dhe liceve te te gjithe botes, tani eshte shnderruar ne nje rrjet social, ku perfshihen te gjithe perdoruesit e internetit. Faqja tani numeron mbi 200 milione perdorues ne te gjithe boten dhe vleresohet ne rreth 16 miliarde USD. Kompania "Sony", para disa kohesh, njoftoi se do te financonte nje film kushtuar Facebook-ut, per te treguar, se si ai kaloi nga nje pike e thjeshte takimi on-line mes studenteve, ne nje rrjet social, me te vizituarin ne bote.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›