E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina: EULEX rol lehtësues në bisedimet me Serbinë

Sipas tyre, ky mision nuk mund të përfaqësojë qëndrimet e Prishtinës në bisedime me Beogradin. Këto komente udhëheqësit në Prishtinë i bënë pas paralajmërimeve të Misionit EULEX për të arritur një marrëveshje me Beogradin rreth çështjeve të interesit të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që përfshijnë policinë, doganat dhe drejtësinë në pjesën veriore të Kosovës.

Zyrtarët e EULEX-it kanë thënë se funksionalizimi i plotë i doganave dhe kthimi i gjyqtarëve vendës në veri nuk mund të bëhet pa marrëveshje me Beogradin.  Kjo është pohuar nga zëdhënësi i EULEX-it, Christophe Lamfalussy, i cili tha se bisedimet për çështje teknike të stafit të EULEX-it me zyrtarë të Beogradit po vazhdojnë që nga muaji mars. Bashkëpunimi me Beogradin, sipas tij, është i pashmangshëm. 

“Është i domosdoshëm, është vazhdimësi e vizitës së Kermabonit në Beograd, më 19 mars. Që atëherë, ne kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm teknik në tri fusha, për të cilat jemi të mandatuar - drejtësi, dogana dhe polici”, është shprehur Lamfaluss. (voa/start/rel)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›