Facebook do të ndalojë publikimin e të gjitha përmbajtjeve që mbështesin talibanët

Gjigandi i mediave sociale, Facebook ka njoftuar se do të ndalojë publikimin e të gjitha përmbajtjeve që mbështesin talibanët. Kompania ka bërë me dije se ka krijuar një ekip të dedikuar ekspertësh afganë për të monitoruar dhe hequr të gjitha përmbajtjet e lidhura me grupin islamik.
Për vite me radhë, talibanët kanë përdorur mediat sociale për të përhapur mesazhet e tyre. Marrja e shpejtë e Afganistanit ngre sfida të reja për kompanitë teknologjike se si të merren me përmbajtjen e lidhur me grupin. “Talibanët janë të sanksionuar si një organizatë terroriste sipas ligjit amerikan dhe ne i kemi ndaluar ata nga shërbimet tona sipas politikave tona të Organizatës së Rrezikshme. Kjo do të thotë që ne heqim llogaritë e mbajtura nga ose në emër të talebanëve dhe ndalojmë lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e tyre, “tha një zëdhënës i kompanisë.
Facebook theksoi se politika zbatohet për të gjitha platformat e saj duke përfshirë rrjetin e saj kryesor të mediave sociale, Instagram dhe whatsApp. Sidoqoftë, ka raporte se talebanët po përdorin WhatsApp për të komunikuar.