E Enjte, 5 Nëntor 2026

Japoni, fillon të shërbejë kompjuteri i parë kuantik për qëllime komerciale

Në fushën e kompjuterëve kuantik ku shfaqet rivaliteti mes SHBA-së dhe Kinës ka hyrë edhe Japonia. Sipas agjencisë se lajmeve Kyodo, nga bashkëpunim mes Universitetit të Tokios dhe IBM Corp ka filluar të shërbejë kompjuteri i parë kuantik i Japonisë për qëllime komerciale.  Në kompjuterin prodhim i IBM-së, do lejohen të hyjnë dhe të hulumtojnë kompanitë që kanë anëtarësi në konzorcium të cilat janë të përqendruara në industri-akademi. Në këtë konzorcium deri tani pjesë janë Toyota, Sony, Mitsubishi Chemical, Universiteti Keio, Hitachi, Mitsubishi UFJ dhe Yokogaëa Electric. Kompjuterët kuantikë përdorin “kuantë” që kanë cilësi të valës dhe të grimcave, të tilla si grimcat e dritës dhe ndryshe nga kompjuterët tradicionalë, mund të llogaritin kombinime të shumta në të njëjtën kohë. Ata kanë aftësinë për të zgjidhur probleme komplekse shumë më shpejtë se superkompjuterët, synohen të përdoren në fushat e zhvillimit të barnave dhe materialeve të reja, krijimit të modeleve financiare, optimizimit të logjistikës dhe kriptografisë së monedhës dixhitale. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›