Facebook, gati të hyjë në bursë
New York – Facebook me tashmë gati 850 milionë përdorues të regjistruar, ka paraqitur dokumentat për vlerësimin në bursë.
Oferta fillestare publike (Ipo) e Facebook është më e larta e të gjitha kohërave; 5 miliardë dollarë. Një ofertë fillestare e tillë mund të tregojë se vlera e përgjithshme e kompanisë do të jetë midis 75 dhe 100 miliardë dollarë.
Rrjeti social do të ofrojë titujt e saj me 35-40 dollarë njëri, vlerësimi do të bëhet me simbolin Fb.
“Duam të hyjmë në Bursë për punonjësit tanë dhe investuesit”, thotë Zuckerberg. Themeluesi mban 28,4% të Facebook, dhe sipas dokumentave në 2011 ka marrë një rrogë prej 483 mijë dollarë dhe një kompensim prej 1,49 milionë dollarë.
“Shpresojmë të përmirësojmë mënyrën e lidhjes së personave me ekonominë. Besojmë se një botë më e hapur dhe më e lidhur do të ndihmojë të krijojë një ekonomi më të fortë, me aktivitete me autentike që krijojnë prodhime dhe shërbime më të mira”, ka shkruar Zuckerberg në letrën e drejtuar investuesve.
Facebook është tashmë një gjigand i publicitetit. Me gati 850 milionë përdorues kompania nxjerr pjesën më të madhe të fitimeve të veta nëpërmjet publicitetit.
(ar.si/BalkanWeb)