E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, peshkatari i zhdukur prej 3 ditësh

TALE- Një 40-vjeçar nga Lezha rezulton i zhdukur në ujrat e bregdetit të Talës që prej tre ditësh. 40-vjecari i Asllan Hasaj, i cili punonte si peshkatar është parë për herë të fundit paraditen e së dielës, teksa i drejtohej bregdetit të Talës dhe më pas nuk është kthyer më.

Familjarët kanë denoncuar zhdukjen e tij dhe policia ka nisur menjëherë kërkimet . Asllan Hasaj jeton në fshatin Tale dhe është babai i dy fëmijëve.

Kërkimet në vijën bregdetare të Tales nga ana e policisë deri tani nuk kanë pasuar asnjë rezulatat. Policia e Lezhës ka lajmëruar edhe autoritetet portuale të Durrësit për të vijuar kërkimet në vijën bregdetare të detit Adriatik.
(el.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›