E Martë, 3 Nëntor 2026

Fadromat “pastrojnë” Velipojën, prishen 41 ndërtime pa leje, pronarët nuk bëjnë rezistencë

Në prag të nisjes së sezonit veror, Ispektoriati Kombëtarë i Mbrojtjes së territorit ka nisur një aksion në zonat bregdetare për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Aksioni nisi këtë të shtunë nga plazhi i Velipojës.  Bëhet fjalë prishje të bazamenteve të betonit dhe ndërtimeve të ndryshme të evidentuara nga ky inspektoriat.

Vizion Plus mëson se në  total janë 41 vendime për prishje te  objekteve pa leje qe janë te ndara ne dy faza. Fillimisht do te prishen strukturat beach bare qe janë pa leje, ku aksioni ka nisur nga zona e Vilunit, e me pas do te shtrihet përgjatë pedonales ku do te prishen rrethime, bare dhe kioska te ndertuara pa leje.

Aktualisht nuk ka rezistence ne këtë aksion dhe policia po e monitoron te gjithë procesin, ku pjesa me e madhe e bizneseve kane zgjedhur ti prishin vete.

Të premten  ministrja e turizmit Mirela Kumbaro zhvilloi mbledhjen me strukturat vendore duke lënë dhe detyra specifike në funksion të një sezoni sa më të mbarë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›