E Diel, 1 Nëntor 2026

Faith Politikanet larg qendrave te votimit diten e zgjedhjeve

Apeli Diplomatet ne Kosove paralajmerojne per ndalimin e tendencave per manipulim ne zgjedhje

Shefi i ICO-se ne Kosove Peter Faith ka perseritur thirrjen e ambasadorit amerikan Christopher Dell. Sikurse Dell qe kishte bere thirrje dite me pare qe politikanet te rrine larg vendvotimeve diten e zgjedhjeve edhe Faith ka pas nje kerkese te njejte per politikanet vendes.

Eumlshte shume me rendesi qe keto zgjedhje te pergjithshme te kalojne ne kushte vertet te lira dhe demokratike. Qe i gjithe procesi te jete sipas standardeve me te larta nderkombetare. Dhe dua te perseris ate qe ka thene zoteri Dell Ne diten e zgjedhjeve politikanet duhet te qendrojne larg vendvotimeve tu lene qytetareve te votojne lirshem per preferencat e tyre politike ka bere thirrje shefi i ICO-se. Kete kerkese per politikanet e Kosoves Faith e ka bere gjate vizites qe i ka bere Prizrenit bashke me raportuesen e Parlamentit te BE-se Ulrike Lunacek. Edhe kjo e fundit ka bere thirrje qe partite politike ne vend te kujdesen qe zgjedhjet te jene te lira demokratike.

Eumlshte nje Kod i Miresjelljes qe e kane nenshkruar te gjitha partite politike. Dhe une e di se eshte detyre e mediave dhe shoqerise civile qe te shikojne deri ne imtesi se si e respektojne partite politike kete kod te miresjelljes ku perfshihen vezhgimi i mjeteve te tyre financiare dhe gjera tjera ka potencuar Lunacek. Ajo ka bere me dije se diten e zgjedhjeve do te jete ne Kosove me nje mision monitorues te Parlamentit Europian per te monitoruar mbarevajtjen e tyre.

Dite me pare edhe ambasadori amerikan ne Kosove Christopher Dell pat porositur te gjithe zyrtaret e institucioneve qe te qendrojne larg vendvotimeve.

Nuk ndiej kenaqesi kur shoh pranine e njerezve te institucioneve neper vendet e votimit pasi qe aty krijohen problem ka thene Dell raporton Koha.

Kerkesat e Dell e Faith kane ardhur pak dite pas nisjes se fushates zgjedhore per zgjedhjet e 12 dhjetorit kur qytetaret e Kosoves do tu drejtohen vendvotimeve per te zgjedhur perfaqesuesit e tyre ne Kuvendin e Kosoves per 4 vitet e ardhshme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›