E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rigjykimi i Haradinajt perfundon ne shtator

Procesi

Gjykatesit dhe Prokurori i Tribunalit te Hages per krime lufte ne ish-Jugosllavi mendojne se rigjykimi i pjesshem i ish-kryeministrit te Kosoves dhe liderit te AAK-se Ramush Haradinaj do te mund te realizohet ne nje kohe ekspeditive por shpejtesia qe ata kane ne mend eshte shume me e ngadalshme nga ajo qe mendohet dhe pritet ne Kosove. Ndonese ne rastin Haradinaj do te kete vetem rigjykim te pjesshem me nje numer te vogel deshmitaresh qe duhet te merren ne pyetje bazuar ne vleresimet e Presidentit te Gjykates se Hages per krime lufte ne ish-Jugosllavi Patrick Robinson por edhe te kryeprokurorit te Tribunalit te Hages Serge Brammertz ky rigjykim nuk pritet te perfundoje para muajit gusht apo shtator te vitit qe vjen. 8232Koha Ditore ka siguruar dy raporte te cilat edhe kryetari i Gjykates Robinson edhe kryeprokurori Bramertz ua kane derguar javen e shkuar vendeve anetare te Keshillit te Sigurimit te OKB-se ne prag te debatit qe do te zhvillohet per punen e ketij Tribunali ne dhjetor ne Keshillin e Sigurimit. 8232Ne kete raport presidenti i Tribunalit te Hages Patrick Robinson duke iu referuar rastit Haradinaj shkruan se pritjet jane qe rigjykimi i pjesshem do te nise me se shpejti ne fund te janarit apo fillim te shkurtit 2011 dhe do te zgjase shtate muaj me nxjerrjen e verdiktit ne fund te gushtit apo fillim te shtatorit 2011.8232Duhet nenvizuar se keto pritje ne kete moment jane shume aproksimative shkruan gjykatesi Patrick Robinson kryetar i Gjykates se Hages per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi. 8232Vleresohet se pas fillimit te rigjykimit ku evidencat e veta do ti nxjerre Prokuroria do pasoje edhe pjesa e kohes qe i takon pales mbrojtese te nxjerre pergjigjen e saj e pastaj gjykatesit do te marrin kohe per ti analizuar te gjitha keto dhe te nxjerrin verdiktin e tyre i cili ne rastin e gjykimit ishte se Haradinaj nuk ishte fajtor per asnje nga pikat e aktakuzes.8232Ne raportin e vecante kryeprokurori i Tribunalit te Hages Serge Brammertz shkruan se Prokuroria beson se pjesa e saj e rastit do te mund te permbyllet brenda dy muajsh pas nisjes se rigjykimit.8232Ne pjesen ku shkruan per rastin Haradinaj Brammertz shkruan Prokuroria eshte duke siguruar perdorimin eficient te resurseve te saj duke pasur nje qasje te fokusuar ne rigjykim. Kjo do te thote selektivitet ne rastin e deshmitareve dhe provave per rigjykim dhe punen per te arritur pajtim me palen mbrojtese ne sa me shume ceshtje te arsyeshme qe te jete e mundur. Prokuroria pret qe pjesa kryesore e rastit do te permbyllet brenda dy muajsh pas nisjes se rigjykimit data e cila nuk eshte caktuar ende. Prokuroria po e ndihmon kryerjen ekspeditive te fazes pergatitore te rigjykimit. Prokuroria ka propozuar afate te shkurtra per dorezimin e listes se deshmitareve ne dokumentet pergatitore te cilet Trupi Gjykues i ka miratuar shkruan Brammertz.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›