E Diel, 1 Nëntor 2026

Fajin nuk e ka Saliu që mashtron, vjedh e vret, por shqiptarët që heshtin

Nga Kledian Lula

Prej mëse 1 muaji, PS dhe grupimi opozitar shqiptar ka dalë më posterin denoncues: Fajin e ka Saliu. Që Saliu është dora e zezë e korrupsionit dhe krimit, që lëviz dhe hedh gurët në çdo zullum që krijohet në interesat e vendit dhe jetën e shqiptarëve, kjo tashmë dihet. Por nëse institucionalisht Fajin e ka Saliu, moralisht dhe funksionalisht, them pa asnjë mëdyshje, se në këto zhvillime shkatërruese Fajin nuk e ka Saliu, por e ka populli.

Ka shkuar thika në palcë, mjerim popullor dhe krime pushteti

Deri në atë pikë të nxehtë ka shkuar situata sociale, ekonomike, politike, shoqërore e kombëtare në Shqipëri, sa që fajësia vërtet është produkt direkt i pushtetit SALI, por mos ndëshkimi, mos bllokimi i të keqes është FAJ i mbarë shoqërisë, i popullit. Opozita ka pozicionin dhe përgjegjësinë e vet për ndryshimin e situatës, por vendimtar është populli. Opozita lufton me postera, me deklarata, me konferenca shtypi, me protesta masive, me votëbesim në kuvend, me bojkote parlamenti, me gazeta e televizione, me ankime tek ndërkombëtarët, me tubime etj. Ndërsa populli nuk jep konferenca shtypi, nuk pret sa të mendohen ata të BE apo të SHBA, por ngrihen pa sinjal, pa bërë kërkesë tek policia e pushtetit SALI për 2-3 orë miting me parulla kartoni. Pra, nëse opozita ngrihet në protesta me vendim të kryesisë së partisë, populli ngrihet kur ia çojnë shpirtin në majë të hundës dhe ky moment ka kohë që ka ardhur.

Edhe pse jemi në vitin 2011, pra 20 vite pas (siç thonë) rënies (ndryshimit) të diktaturës, shqiptarët gjenden të shtypur dhe qëndrojnë si pula përballë një pushteti që i masakron në çdo gjë, që nga buka e fëmijëve e deri tek dinjiteti publik, tek identiteti dhe integriteti kombëtar. Me këtë lloj pushteti që mashtron, vjedh, plaçkit, pasurohet, shet trojet kombëtare dhe vret popullin, duket qartazi që popullit i ka ardhur shpirti në maj të hundës. Por hesht, struket dhe duartroket, i shtron qilimin e nderit dhe i çon lule mashtruesit, varfëruesit, hajdutit, vrasësit, sundimtarit, diktatorit SALI. Ndaj dhe mendoj, se posteri Fajin e ka Saliu, duhet të jetë Fajin e ka populli. Sepse populli e lejon dhe e mban Saliun të bëj batërdinë mbi Shqipërinë e shqiptarët. Sepse populli e di që Saliu është autori i mashtrimeve, i vjedhjeve, krimeve, vrasjeve në biznes-krimet e pushtetit, i vrasjeve në demonstratat social-ekonomike, i gjithçkaje anti-kombëtare që inskenohet dhe realizohet nëpërmjet pushtetit që i ka marrë popullit. Ndërsa populli është monitoruesi, arbitri i cili po e lë Saliun në lojë, kur duhet ti nxjerr të kuqen. Prej 20 vitesh, Saliu vazhdon të jetë dhunshëm e plaçkitës në lojë, duke bërë barbari kombëtare, institucionale, ekonomike, njerëzore e politike si në opozitë edhe në pushtet. Ndërsa arbitri popull nuk po e nxjerr jashtë, nuk po e çfederon! Atëherë shtrohet pyetja: Duhet thënë se Fajin e ka Saliu që ka fushë të lirë, apo e ka populli që e duartroket edhe pse është mashtrues, hajdut, vrasës, shitës i trojeve kombëtare? Natyrisht populli dhe ndaj dhe Saliu vazhdon.

Vazhdoj të them: Fajin nuk e ka Saliu por e ka populli! Pse? Sepse kjo është si puna e atij ujkut në fshat, që futej e bënte kërdinë dhe fshatarët, çdo mëngjes drekë e darkë, thoshin: Fajin e ka ujku! Pra, sipas opozitës që lufton kundër të keqes dhe sipas popullit që hesht, rezulton se Fajin e ka Saliu, pra e ka ujku. Unë mendoj, se në rastin e Saliut, fajin nuk e Saliu (ujku). Fajin e kanë shqiptarët, të cilët prej 20 vjetësh në pushtet e në opozitë dhe përsëri në pushtet, vazhdojnë ti lënë në dorë Saliut (ujkut) jetën, ekonominë, pronën, financat, të ardhmen e fëmijëve dhe kombin. Këtë kanë e po vazhdojnë të bëjnë shqiptarët, i kanë varur mëlçitë në qafë ujkut (SALIUT), duke e lejuar të vazhdojë të bëjë kërdinë mbi gjithçka. E them dhe madje do ta them 100, 1000 dhe 1 milion herë, që Fajin nuk e ka Saliu. Sepse Saliu (ujku) atë zanat ka: të rrëmbej e të gjakos, të sulmoj e të kërcënoj, të kafshoj e të largohet dhe të sulmoj përsëri. Saliu (ujku) këtë punë ka ditë e natë, jetë e mot edhe për aq kohë sa shqiptarët ti varin mëlçitë në qafë, mbasi ka dëshmuar, se nuk heq dorë nga zakoni (pavarësisht se ndërron qimen).

Saliu mashtron, vjedh e vret, populli e duartroket dhe i çon lule!

1.Përse Fajin e ka Saliu kur shqiptarët pranuan të mashtrohen prej Saliut për Çekun e Bardhë, të cilin nuk e panë me sy as si copë letre të bardhë?

2.Përse Fajin e ka Saliu, kur populli pranoi të mashtrohet me letra me vlerë që nuk kishin asnjë vlerë dhe nuk i thotë gjysëm fjale Saliut për këtë mashtrim me prapavijë privatizim-grabitjen e ekonomisë kombëtare nga klanet SALI?

3.Përse Fajin e ka Saliu, kur populli e lejon Saliun ta mashtroj për kthimin dhe kompensimin e pronave, duke i zhvatur ato me pronarët e rinj të klanit SALI, me ligje që nuk kthejnë pronat, por që lodhin dhe tallin pronarët e ligjshëm, ndërkohë vazhdojnë të votojnë për pushtet-mashtruesin SALI?

4.Përse Fajin e ka Saliu, kur shqiptarët hidhen në rrugë si të papunë dhe mashtrohen për punësim prej ish-opozitës SALI dhe pushtetit SALI, duke mos u ngritur në protesta kombëtare kundër papunësisë masive?

5.Përse Fajin e ka Saliu kur populli ka pranuar presionet dhe dhunën e SHIK-ut të pushtetit SALI, i cili të futej edhe në mes të natës në shtëpi e të detyronte me kërbaç që të votoje për pushtetin SALI?

6.Përse Fajin e ka Saliu, kur shqiptarët lejuan që privatizimi i ekonomisë kombëtare, djersa dhe mundi i tyre 50 vjeçar, të bëhej pasuri e klanit të pushtetit SALI, duke ia rrëmbyer me mashtrime e dhunë fizike?

7.Përse Fajin e ka Saliu, kur shqiptarët kanë 20 vjet që mashtrohen nga politikat dhe pushtetet SALI, për paga e pensione të larta, për mirëqenie si në vendet e BE dhe për jetë luksi?

8.Përse Fajin e ka Saliu, kur shqiptarët pranojnë që monopolet e pushtet-klikës SALI, të rritin çmimet e produkteve ushqimore e medikameteve jetikë, duke i shkatërruar ekonomikisht dhe financiarisht, duke ua bërë edhe pagat e pensionet si letër pa vlerë?

9.Përse Fajin e ka Saliu, kur populli pranoi që në zyrat e pushtetit SALI të strukturohet korrupsioni në shkallën më të lartë, duke i zhvatur për çdo shërbim publik?

10.Përse Fajin e ka Saliu, kur shqiptarët pranuan mashtrimin e pushtetit SALI me politikën Ekonomia zero, duke djegur, plaçkitur e shkatërruar ndërmarrjet ekonomike dhe duke mbetur pa punë?

11.Përse Fajin e ka Saliu, kur shqiptarët pranuan pushtetin SALI që ti mashtronte për kreditime biznesi me interes zero dhe sot paguajnë taksat më të shumta e më të larta në Europë për klan-pushtetin SALI?

12.Përse Fajin e ka Saliu, kur shqiptarët pranuan të mashtrohen nga pushteti SALI për arsim e shëndetësi moderne në zonat fshatare, por që i realizojnë ato duke udhëtuar qindra kilometër larg, sepse mashtruesi SALI nuk ua ka plotësuar edhe pas 20 vitesh?

13.Përse Fajin e ka Saliu, kur shqiptarët lejojnë dhe pranojnë me heshtjen e tyre, që nën pushtetin SALI të rrëmbehen, masakrohen e burgosen gazetarët?

14.Përse Fajin e ka Saliu, kur shqiptarët lejojnë dhe pranojnë me heshtjen e tyre, që nën pushtetin SALI të rrëmbehen, masakrohen dhe zhduken biznesmenët?

15.Përse Fajin e ka Saliu, kur shqiptarët lejojnë dhe pranojnë me heshtjen e tyre, që nën pushtetin SALI të rrëmbehen dhe zhduken fëmijë për trafikim si skllevër e për trafik organesh?

16.Përse Fajin e ka Saliu, kur shqiptarët lejojnë dhe pranojnë me heshtjen e tyre, që nën pushtetin SALI të rrëmbehen d

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›