Njerëz të LSI sulmojnë mitingun e Ramës tek Qendra Kristal. Plagoset një përkrahës i PS
Simpatizantë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë konfrontuar ndërmjet tyre në afërsi të Qendrës Kristal në Tiranë. Incidenti ka ndodhur pranë qendrës Kristal në kryeqytet, ku kreu socialist Edi Rama do të prezantonte kandidatin e PS për këtë njësi. Ndërsa mbështetësit socialistë me në krye Ramën kanë parakaluar para njësisë elektorale të LSI ka ndodhur një përleshje nga disa persona, të cilët kanë ardhur pasi grupi i PS ka kaluar para njësisë së LSI. Nga përplasja ka mbetur i plagosur një militant i PS, i cili u dërgua në spital. Ai është jashtë rrezikut për jetën.
Eglantina Gjermeni, deputete e Partise Socialiste në vendngjarje tha se “besojmë se ata që kanë sulmuar janë vërtet ata që përfaqësojnë aleancën e PD dhe LSI dhe janë ata që paguhen me para të pushtetit.
Në vendgjarje kanë ardhur forca të shumta policie, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e disa personave.