E Diel, 1 Nëntor 2026

Fajon BE jo me vonesa per vizat Te liberalizohen

BRUKSEL- Bashkimi Europian mund te heqe brenda ketij viti vizat per qytetaret shqiptare dhe boshnjake duke i afruar dy vendet e ballkanike me teper me bllokun europian.

Nuk ka me nevoje per vonesa te metejshme- ka thene dje raportuesja speciale ne Parlamentin Europian per Shqiperine dhe Bosnjen sllovenja Tanja Fajon per agjencine e lajmeve Reuters.

Diplomatet i kane thene Reuters se vendet anetare po konsiderojne mundesine e dhenies fund ceshtjes se vizave ne perputhje me rekomandimin qe Komisioni Europian beri ne maj te ketij viti.

Anetaresimi ne bllokun europian i eshte premtuar te dy vendeve ballkanike por vonesat ne realizimin e reformave demokratike kane penguar deri tani fillimin e negociatave ndersa disa vende te ish- jugosllavise po bejne progress me shpejtesi me te madhe.

Liberalizimi i vizave mund te jete nje nder instrumentet e BE-se per te promovuar stabilitetin ne nje pjese te Europes e derrmuar nga perplasjet etnike shkruan Reuters.

Shqiperia dhe Bosnja me nje popullsi prej 3. 2 milione dhe 3. 8 milione banore jane detyruar te tregojne se kane institucione te afta per te menaxhuar situate problematike si emigracioni trafiku illegal I droges i cili kalon permes Ballkanit drejt Azinse dhe Europes.
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›