E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Rama puc qeveritar duke perdorur Dritan Priftin Rozeta Rapushi

Thellohet percarja brenda Levizjes Socialiste per Integrim mes liderit te kesaj partie Ilir Meta dhe ish-ministrit te ekonomise Dritan Prifti. Ne reagim ndaj akuzave te bera dy dite me pare nga Prifti se Meta i ka kerkuar favore qe binin ndesh me ligjin ky i fundit i cilesoi ato si halucinacione. Nderkohe qe zbuloi se Prifti dy dite me pare i propozoi qe te shkaktonin nje puc parlamentar dhe se ka lidhje me krimin e organizuar. Jam informuar per cudirat e radhes qe ka thene Prifti. Vetem tre dite me pare pas nje takimi te drejtperdrejte qe kishte pasur me zotin Edi Rama erdhi dhe me percolli oferten e Rames per te bere nje puc parlamentar si rezultat i te cilit une do te perfitoja postin e kryeministrit nderkohe qe Dritani kishte marre garanci qe ai te rikthehej ne Ministrine e Ekonomise dhe te Energjetikes tha Meta duke akuzuar nje prej deputeteve te tij per qendrime dhe oshilacione te cilat jane te denja vetem per nje njeri kameleon dhe qe nuk ka asnje lloj pergjegjesie e normaliteti. Duke shkuar me tej Meta akuzoi se prej kohesh LSI eshte perpjekur qe ta ndihmoje Priftin qe te mos rreshqase ne pozita te tilla kur ai jo nga pozita parimore dhe politike por nga pozitat e nje pengu te krimit te organizuar dhe korrupsionit jo vetem ka guxuar te beje shantazhe ndaj tij por po vazhdon te hyje dhe ne kombinacione te tjera te cilat nuk kane asnje lidhje me moralin dhe me vlerat e forces politike qe ne perfaqesojme. Une kam qene gjithe i pritur per ta pritur krahehapur dhe gjithnje jam perpjekur ta trajtoj dhe si prind per shkak te shume lajthitjeve per te cilat shpesh e kemi toleruar per arsye dhe te problemeve shendetesore qe dihet qe i ka pasur ne te kaluaren. Por gjuha e perseritur e shantazhit eshte krejtesisht e papranueshme sidomos kur ajo behet ne emer te krimit te organizuar dhe te korrupsionit ndaj LSI por edhe ndaj institucioneve legjitime te ketij vendi vijoi akuzat Meta. Nga ana tjeter ai sqaroi edhe menyren e mbledhjes se kryesise se partise dhe shkarkimin e Priftit nga posti i Ministrit te Ekonomise. Sipas Ilir Metes teatri dhe hipokrizia me tragjedine e gjyshes behet thjesht per te justifikuar nje gjendje emocionale gjoja te tronditur kur ne fakt ai e ka ditur ndryshimin qe do te ndodhte qe prej gjashte muajsh. Mbledhja e Kryesise eshte shtyre dy here per shkak te tij. Tragjedia e gjyshes per te cilen une i kam percjelle ngushellimet me te sinqerta nuk e pengoi per tu takuar me Kryeministrin Berisha nderkohe qe nuk e lejoi te vinte hy here ne takimet qe kishte lene me mua. Lojera te tilla jane krejtesisht te papranueshme per moralin dhe integritetin e LSI sqaroi Meta. Ai i beri gjithashtu te qarte opozites se strategjia e krimit te organizuar dhe korrupsionit per te ndryshuar ne menyre ilegjitime qeverisjen e vendit ne funksion te krimit te organizuar dhe korrupsionit eshte e deshtuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›