Fajon: Partitë politike të gjejnë një zgjidhje
Eurodeputetja Tanja Fajon ka kërkuar klasa politike që të gjejnë një zgjidhje, ndërsa i ka kërkuar Parlamentit të ngrejë një komision për hetimin e zgjedhjeve.
“Përpara votimit nesër në parlamentin shqiptar për ngritjen e një komisioni parlamentar hetimi, i cili duhet të bëjë një hetim të plotë të mënyrës se si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, do të doja të theksoja rëndësinë e një dialogu bashkëpunues transparent dhe të përgjegjshëm mes palëve. Tani që Shqipëria është në fazën finale të liberalizimit të vizave bëhet edhe më e rëndësishme të tregohet gatishmëri për të punuar së bashku për më të mirën për popullin dhe për vendin”, u shpreh ajo, njofton Partia Socialiste e Shqipërisë.
Fajon shtoi se shpresonte që partitë e qeverisë shqiptare pas kthimit të opozitës në Parlament do të japin një përgjigje pozitive ndaj kërkesave të opozitës për të ngritur një komision hetimor. “Hetimi dhe masat e propozuara nga opozita duhet të arrijnë transparencën e plotë si themeli i përmirësimeve të rëndësishme në mënyrën se si do të zhvillohen zgjedhjet në të ardhmen për të përmbushur standardet ndërkombëtare. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të vendoset themeli i një dialogu kontruktiv mes qeverisë dhe opozitës”, tha më tej ajo.
Në fund të deklaratës, Fajon shprehet se Shqipëria ka nevojë të tregojë pjekurinë e saj politike më shumë se kurrë në këtë moment vendimtar për liberalizimin e vizave.