PE, Bostinaru: Berisha të zhvillojë negociata
Zv/Kryetar i delegacionit për EJL në PE Victor Boştinaru, u shpreh se qeveria duhet të gjejë një zgjidhje dhe se kryeministri duhet të negociojë.
“Unë besoj se Zoti Berisha dhe partia e tij do të ndërmarrin vendime të zgjuara për mirëfunksionimin e parlamentit, por gjithashtu për të mirën e vendit. Nëse jo Zoti Berisha duhet të jetë përgatitur për kostot”, u shpreh ai. Pyetjes së bërë nëse kërkesat e Partisp Socialiste në Parlament do të rrëzohen, Boştinaru u shpreh se nuk duhet gjykuar paraprakisht, pasi sipas tij, z. Berisha dhe partia e tij vazhdimisht në mënyrë të përsëritur i kanë premtuar Evropës se ata do të gjejnë zgjidhje, se do të punojnë së bashku me partinë Socialiste për një zgjidhje politike dhe tani është koha e duhur për ta bërë këtë.
“Nëse nesër maxhoranca do të vendosë të refuzojë propozimet e Partisë Socialiste kjo do ti kushtojë. Dua të jem i qartë: do të jetë me kosto, pasi Shqipëria ka nevojë për stabilitet politik. Shqipëria ka nevojë për mbështetjen Parlamentit Evropian dhe nëse nuk do ketë zgjidhje si një anëtar i delegacionit për Evropën Juglindore nuk do të isha thjesht dhe vetëm i shqetësuar po do ta konsiderojë këtë si një dështim të angazhimeve evropiane të Shqipërisë dhe konsekuencat do jenë në përputhje me këtë. Por shpresoj ende se vendime të zgjuara do të ndërmerren nesër nga maxhoranca dhe në fund do të kemi një zgjidhje politike”, tha më tej ai.