E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon:Ta shembim "murin e vizave"

është paradoksale që pas më shumë se 20 vite nga rënia e murit të Berlinit, ne ende kemi "murin e vizave" ndaj fqinjëve tanë të drejtpërdrejt. Kështu është shprehur raportuesja për vizat në Parlamentin Europian Tanja Fajon në draft-rezolutën e përpiluar mbi propozimin legjislativ të komisionit për të transferuar dy vendet e rajonit nga Aneksi I, që liston ato vende ku shtetasit detyrohen të kene një vizë për të kaluar kufirin e vendeve anëtare, në Aneksin II, që përmban listën e vendeve të treta që përjashtohen nga ky detyrim.
Sipas saj Bashkimi Europian ka përgjegjësinë politike për të përfunduar këtë proces duke shtuar se çështja e procesit të liberalizimit të vizave duhet të trajtohet si "çështje urgjente".
Draft-rezoluta e përpiluar nga raportuesja Tanja Fajon kërkon që ligjvënësit europianë të ndërmarrin gjithë hapat e nevojshëm për miratimin e shpejtë të propozimit të Komisionit, por në të vërehet se heqja e vizave për qytetaret e Bosnjës është më prioritare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›