E Martë, 3 Nëntor 2026

“Fajtor për sulmin e 7 tetorit”/ Protesta para shtëpisë së Benjamin Netanyahut: Jep dorëheqjen

Kryeministri izraelit konsiderohet fajtor për sulmin e 7 tetorit, edhe pse ai tha se lufta është në kulmin e saj dhe forcat ushtarake po korrin sukses 1400 izraelitë u vranë dhe më shumë se 220 janë marrë peng nga organizata terroriste e Hamasit.

Në kulmin e luftës, të cilën e konsideroi të suksesshme, kryeministri i Izraelit po përballet edhe me protesta të brendshme.

Agjencia e lajmeve ANSA , shkruan se përpara shtëpisë së Benjamin Netanyahut është zhvilluar një protestë të cilët i kërkojnë dorëheqjen, duke e konsideruar fajtor për atë çfarë ndodhi në sulmin e 7 tetorit.

1400 izraelitë u vranë dhe më shumë se 220 janë marrë peng nga organizata terroriste e Hamasit. Prej një muaji Izraeli po bombardon rregullisht Rripin e Gazës duke shkaktuar mijëra të vdekur dhe një krizë të madhe humanitare.

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›