E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakt i kryer! Serbia në krah të Rusisë, shefi i shërbimit sekret në tryezën e Moskës, akuza për perëndimin nga Moska: “Anglo-Saksonët” të shkojnë në djall

Fakt i kryer! Serbia në krah të Rusisë, shefi i shërbimit

Moska zhvilloi ditën e djeshme në 24 maj një konferencë ndërkombëtare për sigurinë, por mediat perëndimore dhe rrjetet sociale i kanë dhënë zë faktit se Drejtori i Agjencisë së inteligjencës Serbe, Aleksandër Vulin ishte prezent në këtë konferencë.

Edhe pse e bojkotuar nga perëndimi, në konferencë morën pjesë vende të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine. Ndërkohë që nga vendet që aspirojnë të jenë pjesë e BE, vetëm Serbia, është ulur në këtë tryezë, e cila u karakterizua me tone të larta “lufte të hapur” me perëndimin, ku shefi i sigurisë ruse që foli në panel, Naryshin, e quajti “perëndimi anglo-sakson”.

Raportimi i Reuters

Një nga shefat më të lartë të spiunazhit rus u shpreh të mërkurën se Perëndimi ka mbjellur vetë farën e shkatërrimit duke u larguar nga traditat themelore dhe i kërkoi të “shkojë në djall” dhe të ndalet në ndërhyrjen e çështjeve globale. Në deklaratën e tij në një forum sigurie në Moskë, ku morën pjesë zyrtarë të sigurisë së vendeve të ndryshme, Sergei Naryshkin, kryetar i shërbimit inteligjent rus SVR bëri disa komente të ashpra kundër perëndimit, më të fortat derimë tani, duke nënvizuar thellësinë e armiqësisë që Moska shfaq ndaj Perëndimit për përkrahjen e tij ndaj Ukrainës.

“Anglo saksonët mund të këshilloheshin të merreshin me konfliketet e tyre civile të brendshme. Më mirë akoma, të largoheshin nga miku i tyre, djalli” tha Naryshkin, i cili, si zyrtarët e tjerë rusë, i referohet Britanisë, SHBA dhe vendeve të tjera anglofone në perëndim.

“Eshtë e rëndësishme të kujtojmë të vërtetën biblike: fundi i tyre do të jetë në përputhje me veprat e tyre. Dhe kjo do të thotë se fundi i tyre do të jetë i trishtueshëm” tha ai, duke thënë se Perëndimi është i shkatërruar nga probleme serioze të brendshme dhe të jashtme.

Rusia dëshiron që perëndimi të ndalojë armatimin e Ukrainës, dicka që Uashingtoni, Londra dhe vendet evropiane vazhdojnë të bëjnë me shpejtësi para një kundërofensive që pritet të ndodhë për të ndihmuar Kievin të mbrohet kundër asaj që e konsiderojnë si një luftë ruse të provokuar për pushtet. Naryshkin, ( i cili thotë se ai që Rusia quan “një operacion ushtarak special” në Ukrainë është i projektuar për të mbrojtur Moskën nga një NATO që po zgjerohet vazhdimisht), - akuzoi Uashingtonin dhe Londrën për pengim të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje në lidhje me konfliktin dhe për injorim të atyre që ai tha se ishin “terrorizëm dhe dhunë” e rritur ndaj civilëve nga Ukraina.

Perëndimi thotë se Rusia po nxit luftën dhe duhet të tërheqë forcat e veta, ndërsa Kievi thotë se miliona civile janë detyruar të strehohen në vende të tjera ndërsa ata që janë lënë pas, janë në rrezikun e goditjeve të raketave ruse, shpeshherë vdekjeprurëse.

Kohë turbulente

Duke paraqitur pikëpamjen e preferuar të Kremlinit për peizazhin gjeopolitik, Naryshkin akuzoi Perëndimin për përpjekjet për të rezistuar ndaj një ndryshimi historik drejt një bote më shumëpolare. Ai gjithashtu akuzoi perëndimin për atë që e konsideroi si “elita euro-atlantike” për refuzimin e dorëzimit vullnetar të udhëheqjes së tyre, ndërsa bënin cmos për të ndaluar fuqitë alternative të pushtetit të ngritjes. Ai shprehu kënaqësinë që shumica e vendeve në Azinë, Afrikën dhe Amerikën Latine nuk kishin vendosur sanksione kundër Rusisë për veprimet e saj në Ukrainë, edhe pse, sipas tij, ishte bërë një presion i jashtëzakonshëm nga Uashingtoni.

Duke parashikuar kohëra të trazuara në cështjet globale, ai tha se Rusia dhe vende të tjera jo-perëndimore kishin vendosur më mirë për të përballuar proceset që mund të vendosnin fatin e kombeve.

“Periudhat e trazuara në historinë botërore janë në thelb një test për të parë se në cfarë mase kombet dhe popujt kanë ruajtur themelet e tyre të vërteta” tha Naryshkin i cili si zyrtarët e tjerë rus ka kritikuar ndyrshimet sociale në perëndim si ato rreth identitetit, si të rrezikshme dhe të gabuara.

“Vendet tona, në dallim nga Perëndimi, kanë ruajtur një rezervë të rëndësishme forcash dhe thellësie strategjike në këtë aspekt” tha ai. “E kam fjalën për një lidhje me ekzistencën e dimensionit spiritual, traditat që SHBA dhe Europa shumë kohë më parë i jepnin rrugë pozitivizmit, kultit të suksesit material dhe satanizmit të dukshëm” tha Naryshkin.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›