Fakti/E majta franceze në hall, presidenti socialist Hollande pranon se taksat që vuri janë të larta
Brenda një viti, Franca regjistron greminën ku ka rënë e majta e presidenti Hollande, me tezat e supertaksat. Presidenti socialist i Francës Hollande që vuri taksën progresive ka pranuar publikisht se taksat janë shumë të larta. Qeveria e zotit Hollande e futi mbi 7 miliardë euro taksa të reja pas ardhjes në pushtet maj 2012 duke shtuar në buxhetin e 2013, 20 miliard euro. Futja e taksës progresive në masën 45 % deri në 75 % për të pasurit francezë dhe hyrja në fuqie taksës së karbonin në shtator për të gjithë ka rritur pakënaqësinë të përgjithshme në Francë, aq sa ka detyruar liderin e opozitës së djathjtë Jean-François Cope të zotohej se, kur të vijë në pushtet do të miratojë “skartime masive të taksave” dhe të zvogëlojë shpenzimet shtetërore me dhjetë për qind,por partia e tij duhet të fitojë pushtetin në 2017. Ndërkohë ministrat socialistë të kabinetit të majtë të Hollande kanë shprehur rezerva për rritjen e taksave. Pierre Mosovici, ministri i Financabe Franceze, ka thënë për radio france Internacional: " se jam shumë i ndjeshëm që francëzët janë të lodhur nga taksat e larta dhe duhet ti dëgjojmë”. Laurent Fabius, ministri i Jashtëm, ka deklaruar se zotti Hollande duhet të “bëjë shumë kujdes të mos kapërcejë një nivel që nuk mund të kalohet në planin fiskal”. Edhe ish-parnerja e zotit Hollande, Ségolène Royal, bëri thirrje për një "moratorium mbi taksat e reja." Edhe më kategorik ishte Bruno Le Roux, lideri socialist në Asamblenë Kombëtare, i cili deklaroi: “Nuk do të ketë taksa të reja” për pjesën tjetër të mandatit pesëvjeçar të zotit Hollande. Kuptohet vetiu, ky lajm u soll për lexuesit në logjikën e asaj çka ka dekluar Edi Rama për taksën progresive dhe futjen e taksave të reja në sistemin fiskal. Të majtët europianë kanë kuptuar se taksa progresive dhe futja e taksave të reja e përkeqëson sistemin fiskal që lodh edhe më shumë njerëzit. Numri i premtimeve të parealizuara nga e majta franceze është me të vërtetë i lartë. Taksat prej 75 përqind për të pasurit, e cila tërhoqi vëmendjen në të gjithë Evropën, u frenua edeh nga një veto e Komisionit Kushtetues, duke përçuar pamjen e një qeverie diletante. Dhe para së gjithash "jo"-ja e shpresuar ndaj kursit të kursimeve që kërkon Gjermania. Një vit pas ardhjes në pushtet të Hollandes lidhja midis tij dhe zgjedhësve është këputur. Tri të katërtat e francezëve e vlerësojnë negativisht politikën e tij. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.