E Diel, 1 Nëntor 2026

Faktor bashkues - Kosova zgjedh presidenten e re Atifete Jahjagen

Me 80 vota pro dhe asnje kunder Atifete Jahjaga u zgjodh te enjten ne mbremje presidente e Kosoves. Zevendesdrejtoresha e pergjishthme e policise se Kosoves Atifete Jahjaga ishte kandidatja konsensuale e dale nga nje marreveshje politike ndermjet PDK-se LDK-se dhe AKR-se. Zonja Jahjaga mori numrin e mjaftueshem te votave qe ne raundin e pare te votimit. Gjate procesit te votimit zonja Jahjaga kishte si kunderkandidate Suzana Novoberdaliun deputete e AKR-se e cila mori vetem 10 vota. Te pavlefshme u shpallen poashtu dhjete vota.

Kapercehet kriza politike ne Kosove

Presidentja e re e Kosoves Atifete Jahjaga pasi dha betimin u zotua se do te jete faktor bashkues politik dhe perfaqesuese e te gjithe qytetareve te Kosoves. Zgjedhja ime presidente e Republikes se Kosoves shpreh qendrimin konsensual dhe marreveshjen ndermjet partive politike parlamentare per kapercimin e krizes politike dhe per gjetjen e zgjidhjeve te qendrueshme per te ardhmen e vendit. Duke bere ndryshimet e nevojshme ne Kushtetuten e Kosoves dhe ne sistemin zgjedhor si dhe duke caktuar nje axhende te qarte te veprimeve institucionale per tre vjetet e ardhshem ka thene Jahjaga.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Atifete Jahjaga i drejtohet Parlamentit

Marreveshja e arritur ndermjet tre partive politike PDK-LDK dhe AKR perfshin edhe pajtimin per ndryshimin e kushtetutes dhe reformimin e sistemit zgjedhor. Sipas saj presidenti ne te ardhmen do te zgjidhet me vota te drejtperdrejta. Sipas kesaj marreveshjeje zgjedhjet presidenciale mund te mbahen pas nje viti ndersa ato parlamentare pas dy vjet e gjysme.

Presidentja Jahjaga ne fjalimin e pare para deputeteve foli edhe per bisedimet Kosove-Serbi duke shfaqur bindjen se rajoni do ti kthehet paqes dhe stabilitetit. Dialogu do te kete sukses. Pas perfundimit te tij Kosova dhe Serbia do ta kene rrugen e qarte drejt Bashkimit Evropian duke ndihmuar e jo duke penguar njeri tjetrin tha presidentja Jahjaga.

Jahjaga Dialogu Kosove-Serbi do te kete sukses

Ne seancen e jashtezakonshme para se te zgjidhej presidentja Atifete Jahjaga te vetmit qe kundershtuan kandidaturen e saj ishin deputetet e levizjes Vetevendosja te cilet gjate procesit te votimit edhe leshuan sallen. Visar Ymeri nga kjo levizje tha se zonja Jahjaga eshte nje person qe nuk e njohin qytetaret e Kosoves dhe si e tille ajo nuk mund te paraqes unitetin e popullit. Ymeri Sa i perket kandidates se propozuar per presidente dhe sa i perket koncepteve te saj politike nuk mund te flasim aq shume sepse askush nuk e di se cfare vizionesh ka ajo per shtetin e Kosoves per interesat tona kombetare dhe shteterore ekonomike dhe shoqerore. Ate nuk e njohin shumica e qytetareve te vendit e si mund ti perfaqesoje ajo keta qytetare.

Pas zgjedhjes se presidentes se re te Kosoves Atifete Jahjaga me 75 vota pro Parlamenti miratoi edhe nje rezolute me te cilen perkrah marreveshjen e arritur te merkuren ne mbremje e cila parasheh reformat kushtetuese. Marreveshja u mbeshtet nga prania nderkombetare ne Kosove por u kundershtua nga dy forca politike Levizja Vetevendosja dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves te cilat ishin perjashtuar nga bisedat per tejkalimin e situates se krijuar javen e fundit.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Lindita Arapi

Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›