E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fakulteti Ekonomik, zgjedhja e të rinjve në Gjirokastër. Rriten me 34% kërkesat e aplikantëve

Fakulteti Ekonomik në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës vijon të jetë ndër më të preferuarit nga maturantët. Pedagogia e Ekonomisë, Antoneta Polo, bën me dije se sivjet ka një rritje me 34% më shumë se viti i kaluar.

“Fakulteti Ekonomik vijon të kryesojë në listën e aplikantëve. Këtë viti kemi 968 aplikantë që krahasuar me vitin e kaluar është 34 % më shumë. Kemi më shumë maturantë, të cilët kanë kërkuara të regjistrohen në Fakultetin Ekonomik”, u shpreh pedagogia.

Ndër degët më të kërkuara mbeten Financa-Kontabiliteti dhe Administrim Publik, duke reflektuar interesin në rritje për fushat ekonomike dhe të menaxhimit.

“Dega më e preferuar është dega Kontabilitet – Financa, e ndjekur nga Administrim Publik. Ka filluar këtë vit të ketë kërkesa për degën e re Menaxhim Digjital, ku janë regjistruar një numër i kënaqshëm dhe kemi kërkesa edhe për programet profesionale 2-vjecare”, u shpreh Polo.

Në një kohë kur tregu i punës kërkon gjithnjë e më shumë profesionistë të kualifikuar në fushën e ekonomisë, është rritur edhe interesi për Fakultetin Ekonomik.

Gazetare: L. Fili  

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›