“Faleminderit, mbështetja e pakursyer e KE”/ Rama në konferencë me Von der Leyen: Vendi i Shqipërisë është në BE

Kryeministri Edi Rama ndërsa i uroi mirëseardhjen presidentes së KE Ursula von der Leyen theksoi se Shqipëria është vendi më pro europian.
Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e KE, u shpreh gjithashtu se Shqipëria është e vendosur në rrugën e saj drejt integrimit dhe se kjo është e vetmja pikë ku shqiptarët nuk janë të ndarë.
“Bëj një falënderim shumë të posaçëm sepse pa mbështetjen e pakursyer të Komisionit Europian dhe pa bashkëpunimin e përditshëm me misionin e KE në Tiranë, pa ndërveprimin e vazhdueshëm me të gjithë ata në Bruksel që janë të lidhur me këtë punë, kjo ditë nuk do të kishte ardhur, Ne e dimë shumë mirë se sa e vështirë ka qenë për ta kthyer BE ne Ballkanin perëndimor dhe jo për të pasur një ditë që të jemi bashkë, por edhe për ata afruar atë edhe më shumë. Ne shqiptarët jemi të ndarë pothuajse në çdo gjë, por ka një gjë që shqiptarët nuk kanë debat, që vendi ynë, vendi i Shqipërisë dhe e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të ndërtohet në BE. Nëse ka një mision të përbashkët kombëtar të të gjithë shoqërisë është që të kontribuojnë që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt. Mirëserdhët në vendin më pro BE në Europë, fanatikët e Bashkimit europian janë në Shqipëri”, tha ai.
/abcnews.al/