E Enjte, 5 Nëntor 2026

Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen përgëzon Shqipërinë: Keni treguar vizion, zgjerimi përparësi e BE

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përgëzoi punën e ekipit të Shqipërisë në arritjen e hapjes së grupkapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Evropian.

Ajo tha se zgjerimi i BE-së është përparësi kryesore e Bashkimit Evropian.

“Ju keni treguar vizion dhe durim dhe këto po tregojnë rezultate e tyre dhe dua të falënderoj të gjitha ekipet që kanë punuar ditë e natë për këto gjëra që janë bërë. Zgjerimi do vazhdojë edhe në mandatin tim të ardhshëm me përparësi e lartë, sepse ne i kemi të gjitha mekanizmat, por duhet bërë puna e mirë.  Ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer me agjendën e reformave. Për Shqipërinë janë mbi 920 milionë euro nga plani i rritjes.”, tha jo./ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›