E Martë, 3 Nëntor 2026

Fali një person të dënuar për abuzim seksual me fëmijë, Presidentja e Hungarisë jep dorëheqjen pas zbulimit të skandalit

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka dhënë dorëheqjen pas vendimit të saj të diskutueshëm për faljen e një burri të dënuar për abuzim seksual të fëmijëve.

Novak është përballur me ditë presioni në rritje për të dhënë dorëheqjen pas zemërimit që shkaktoi vendimi i saj.

46-vjeçarja njoftoi në një mesazh televiziv se do të tërhiqej nga presidenca, një detyrë që e mban që nga viti 2022.

“Kam dhënë një falje që shkaktoi hutim dhe trazira për shumë njerëz. Kam bërë një gabim“, tha ajo.

Novak, presidentja e parë femër në historinë e Hungarisë, u bë pjesë e një skandali politik të paprecedentë për qeverinë nacionaliste të vendit. Të premten pati protesta në kryeqytetin hungarez Budapest, ku kërkuan dorëheqjen e Novak.

Njeriu që fali Novak u dënua me më shumë se tre vjet burg në vitin 2018 për presionin ndaj viktimave që të tërhiqnin pretendimet e tyre për abuzim seksual në një shtëpi shtetërore për fëmijë nga drejtori i saj, i cili u dënua me tetë vjet për abuzim me të paktën 10 fëmijë mes 2004 dhe 2016.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›