"Falimentimi", variantet e reja të ligjit
Projektligji "Për falimentimin" është duke pësuar ndryshime të tjera, pas variantit të dërguar në seancë plenare, i cili nuk mori pëlqimin e forcave politike, duke e kthyer sërish për diskutim. Pika më e fortë e debatit në ligj është shtesa që po i bëhet nenit 13, sipas të cilit "Ministria e Financave, ose autoriteti shtetëror, i ngarkuar prej saj (Tatimet), fillojnë procedurën e falimentimit për shoqëritë tregtare". Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Enno Bozdo, ndërhyrja e tatimorëve për fillimin e këtyre procedurave nuk ndodh gjithnjë, por thjesht përforcon pozitën e tyre në ligj, ia bën punën më të thjeshtë dhe praktike, ndryshe nga ligji i mëparshëm (aktuali). Duke folur për gazetën "Shqip", numri dy i institucionit që ka hartuar ligjin, sqaron se, "tatimorët nuk kanë dhe nuk munden të ndërhyjnë për të nisur procedurat e falimentimit për një shoqëri që ka pasqyruar të ardhura zero, ose me humbje për të paktën dy vjet rresht, për aq kohë sa nuk e kërkon njëri nga aksionerët, ose ortakët e shoqërisë". Për sa i takon afateve, Bozdo shprehet se, jo të gjitha shoqëritë tregtare që paraqesin bilance zero për dy ose tre vjet do t‘i nënshtrohen procedurës së falimentimit. "Në ekonomi, tregu ka biznese që kanë investuar shuma të mëdha, të cilave do t‘u duhen pesë ose gjashtë vjet për të nxjerrë fitimet, e natyrisht deri atëherë, bilancet e këtyre shoqërive do të jenë negative ose pasive. Në këtë pikë, institucionet përgjegjëse do të duhen të studiojnë mirë të dhënat, por të mos krijuar keqkuptime në raport me bizneset".
Kultura
Problem për qeverinë në zbatimin rigoroz të ligjit "Për falimentimin" do të jetë arsyetimi i atyre bizneseve, të cilat nuk kanë se çfarë të japin më, por mundohen të mbahen me borxhe, vetëm për të mos u shpallur të falimentuara. Edhe në rastet kur kjo gjë do të kërkohet nga vet shoqëria, më saktë njëri nga ortakët, shihet si pak i dyshimtë, pasi një pjesë e mirë e bizneseve në Shqipëri drejtohet nga një pronar i vetëm. "Duhet të kemi parasysh një vend ku kultura tregtare e trashëguar është se nuk para veprohet në gjykata, por zgjidhja arrihet me ‘forcën‘ e pronarit. Afro 99 për qind e organizimit ligjor të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar është me ortak të vetëm ose me dy ortakë, ku problemet i zgjidhin mes tyre. Në këtë pikë, rastet dhe arsyet e falimentimit janë tepër të vështira për t‘u identifikuar", thotë zv/ministri i Ekonomisë. Më tej ai vijon duke shtuar se, amendimi që iu bë ligjit aktual të falimentimit dhe në ligjin e ri "Për procedurat tatimore", lehtëson procedurën e ndërhyrjes së organeve të fiskut. Me ligjin e ri, organet tatimore do të kenë më të lehtë për të ndërhyrë, ndryshe nga i vjetri, sipas modelit gjerman, i cili ishte tepër i komplikuar për t‘u zbatuar dhe nuk përputhej me realitetin ekonomiko-social të vendit.
Procedurat
Në dy nenet e para të projektligjit është parashikuar shkurtimi i disa afateve procedurale, me synim që gjykimi i këtyre çështjeve në Gjykatën e Rrethit dhe në atë të Apelit të kryhen brenda 30 ditëve. Në nenin 4, përcaktohet qartë se organet tatimore të fillojnë procedurën e falimentimit për shoqëritë tregtare, që nuk kanë kryer veprimtari tregtare, ose kanë kaluar me status pasiv nga QKR-ja, që prej dy vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji nga tre që ishte në ligjin e mëparshëm.
Sanksionet
Sanksione do të përdoren edhe ndaj ortakëve të shoqërisë, të cilët nuk kanë njoftuar brenda tre muajve nga konstatimi i paaftësisë paguese, organet tatimore, duke u gjobitur nga 200 mijë deri në 500 mijë lekë.
Falimentimi
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, duhet të kishte ndodhur e kundërta për vet faktin se ekonomia shqiptare është e re në sistemim e sipër, që do të thotë se rastet e falimentimit duhet të kishin krijuar një praktikë të gjerë.