E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falimenton DMX-i

dmx-300x289Reperi problematik DMX ka bërë kërkesën për falimentim pasi borxhet e tij kanë arritur në miliona dollarë.

Ylli i hip-hopit, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons, të hënën bëri kërkesë zyrtare në Gjykatën e Falimentimeve në Nju Jork, duke njoftuar se tani ka vetëm 50 mijë dollarë para të gatshme por sipas tij borxhi ka arritur për më shumë se 1 milion dollarë.

Në kërkesë është shkruar se borxhi i tij total arrin nga 1 në 10 milionë dollarë, ndërsa 1.2 milionë i ka borxh në pagesat për kujdesin e fëmijës së tij.

Lajmet arrin vetëm pak ditë pasi DMX ishte arrestuar në Karolinën Jugore me dyshimet se ka lëvizur nën ndikimin e alkoolit. Ai më vonë ishte lëshuar pa u dënuar,thekson “KN”.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›