Angelina, aktorja më e pasur në Hollywood
Revsita Forbes ka zbuluar se Angelina Jolie është aktorja më e paguar në Hollivud.
38-vjeçarja ka përfituar 33 milionë dollar nga qershori i vitit 2012 në qershor të vitit 2013,duke lënë pas në renditjen e Forbes aktore të reja si Jennifer Lawrence dhe Kristen Stewart të cilat kanë zënë respektivisht vendine ditë dhe të tretë.
Kjo arritje e Jolie është mbresëlënëse nëse do të marrim parasysh se filmi i saj i fundit është The Tourist i vitit 2010. Bashkëshortja e Brad Pitt është përqendruar në karrierën si regjisore dhe ka bërë debutimin me filmin In The Land of Blood and Honey, në vitin 2011.
Verën e ardhshme do të mund ta shohim sërish si aktore, kur të shfaqet për herë të parë filmi Maleficient, për të cilin Angelina Jolie është paguar 15 milionë dollarë. P.K