E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falje apo shpagim?

09/02/10 00:05

Bertina dhe Renato, pas darkës qëndrojnë ende në tavolinë eduke shijuar gotat me verë, bisedojnë. Është Bertina e para që hap temën mbi tipet e njerëzve. Ajo i tregon Renatos se e urren hipokrizinë dhe nëse një njeri i tillë është pranë saj, ajo menjëherë e largon atë edhe pse mund ta lëndojë kjo gjë. Bertina trgon se kjo gjë i ka ndodhur edhe në këtë shtëpi, por Renato ia kthen se kjo është mëse normale q të ndodhë aty. Ai e pyet se cfarë do zgjidhte për një person që i ka bërë keq: faljen apo ndëshkimin dhe ajo i përgjigjet se di të falë dhe se gjithmonë ecën drejt. Gabimi është njerëzor, falja është hyjnore- ky është motivi që ka parasysh gjithmonë Bertina dhe thotë se zemërgjerësia di vetëm të fal. Bertina nuk harron të citojë dhe një shprehje tjetër Mos e harro kurrë emrin e atij që të kërkon falje!. Renato, ndryshe nga ajo mendon se kur dikush të lëndon shumë, ka raste që këto motive i lë mënjanë e në plan të parë është shpagimi, ndërsa Bertina tregon se këtë mënyrë mund ta përdorë vec me ata që shfrytëzojnë për keq sinqeritetin e saj, por që e bëjnë qëllimisht. Ajo tregon një histori personale që i ka ndodhur dhe shprehet se e ka marrë shumë qetësisht atë ngjarje saqë edhe vetë habitet se si ka reaguar, duke marrë parasysh tipin e saj që nuk i lejon të tjerët ti bien më qafë kot. Megjithatë, nuk më pëlqen të bie në nivelin e atyre njerëzve- shprehet ajo dhe shton se fati herët a vonë bën që cdokush të marrë atë që meriton. Renato mendon se cdo njeri duhet tia kthejë tjetrit me të njëjtën monedhë. Biseda e tyre ndërron temë dhe ata flasin përlibrat, shkollën dhe dëshirat për profesionet që kanë patur më parë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›