Fallxhorja e Librazhdit, shpresa e vetme e Ramës për fitore

Edi Rama po e rregullon axhendën politike që të shkojë gjithmonë e më shpesh në Librazhd, atje ku shpreson të gjejë fitoren, përmes një “terapie” që ka nisur me fallxhoren e rekomanduar nga Taulant Balla. Takimet në Elbasan, Librazhd, Pogradec e Korçë po bëhen përherë e më të shpeshta, pasi ashtu ia do “procedura” e fallxhores, krejt njëlloj si në vitin 2011, kur mbeti duke dorëzuar kanotiere te Dervish Hatixheja, por që nuk ia sollën dot mashtrimin për zgjedhësit e kryeqytetit
Edi Rama “ishte në formë të mirë dje”. Këtë e demonstroi në konferencën rajonale të programit “Për një Rilindje Shqiptare”, të zhvilluar në Korçë, ku të pranishmit u gajasën me “shkatë plot kripë” të kryetarit të PS-së.
Ndërsa frazat pa kuptim të kryesocialistit, bënin të qeshnin me zor pjesëmarrësit e ftuar për njohjen me programin “Për një Rilindje Shqiptare”, vetë Edi Rama “rrëzëllente” me humorin e tij thjesht dhe vetëm për një fakt banal, në dukje të parëndësishëm për çdo kënd, por jo për atë…
Shfaqja humoristike dhe bajate e Edi Ramës në Korçë, pasonte një vizitë të tij në Librazhd…
Por, çlidhje ka shfaqja humoristike e Edi Ramës në Korçë, post vizitës së tij në Librazhd…?!.
Jo vetëm sjellja prej “humor-prodhuesi” e kryesocialistit, por shpeshtësia me të cilën ai është detyruar të përshkojë kohët e fundit aksin rrugor Elbasan – Korçë, e kanë burimin e atij “motivimi” të djeshëm…, në Librazhd.
Jo rastësisht, Edi Rama po e rregullon axhendën politike që të shkojë gjithmonë e më shpesh në Librazhd. Vizitat e tij “java shtatë e dita tetë” në Librazhd, bëhen bash atje, ku ai shpreson të gjejë fitoren, përmes një “terapie” që ka nisur me një fallxhore. Dhe po ta mendosh se kjo fallxhore është e rekomanduar nga Taulant Balla, atëherë Edi Rama, u tregua shumë “i matur” dje në Korçë, ndërsa “talentin” e tij prej humoristi, kishte gjithë të drejtën legjitime ta tejkalonte e tejçonte në kufijtë e një klounade, e thënë ndryshe në kufijtë e një karagjozi.
Kjo shpjegon edhe sjelljen “e mbarsur” plot humor bajat të Edi Ramës në Korçë.
Biseda më e fundit, pas stacionimit më të fundit të tij në Librazhd, me të njëjtën falloxhore, rekomanduar prej Taulant Ballës si “kumbarë”, duket ka qenë shumë “produktive” e thënë ndryshe shpresëdhënëse. Ndaj dhe ai nuk mundi të durojë, port a ndajë këtë “kënaqësi” me disa korçarë, duke e shndërruar prezantimin e programit “Për një Rilindje Shqiptare”, në një shfaqje humoristike.
Ndërsa takimet në Elbasan, Librazhd, Pogradec e Korçë po bëhen përherë e më të shpeshta, pasi Edi Ramës, ashtu ia do “procedura” e fallxhores. Por “dardha e ka bishtin mbrapa”… dhe me këtë Edi Rama i ka rezervuar vetes të njëjtin fat, saktësisht, krejt njëlloj si në vitin 2011, kur mbeti duke dorëzuar kanotiere te Dervish Hatixheja, por që nuk ia sollën dot mashtrimin për zgjedhësit e kryeqytetit… Ndaj edhe ai sot, njëlloj si në sport e pikturë, bën dështakun edhe në politikë, duke tentuar të rigjejë veten në zhanrin e humorit bajat…, sepse me sa duket këtë i ka rekomanduar edhe fallxhorja e Librazhdit, e rekomanduar kjo prej “tutor-fallxhores”, Taulant Balla…
...