“Me këtë gazsjellës ne afrohemi më shumë me Evropën”

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në facebook: Të hënën miratojmë marrëveshjen për TAP
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nga faqja e saj zyrtare në rrjetin social në “facebook” bëri me dije në se të hënën në seancë plenare Kuvendi do të miratojë marrëveshjen trepalëshe, me Italinë dhe Greqinë për gazsjellësin Transadriatik.
Përmes tij, mundësohet gazifikimi i Shqipërisë dhe çdo familje shqiptare do ketë mundësinë që me çmim shumë më të ulet të siguroje energjinë për ngrohje, gatim dhe nevoja të tjera.
“Të hënën në séancë plenare Kuvendi do miratojë marrëveshjen trepalëshe, me Italinë dhe Greqinë për gazsjellësin TAP. Ky është projekt gjigand, me madhori për Shqipërinë në fushën e energjisë. Përmes tij, mundësohet gazifikimi i Shqipërisë. Çdo familje shqiptare do ketë mundësim që me çmim shumë më të ulet të siguroje energjinë për ngrohje, gatim e nevojat e tjera. Kjo përkthehet kursim për çdo familje. Çdo biznes do sigurojë energji të bollshme e shumë më të lirë. Kjo do të thotë fitim më të madh për bizneset, investime e mijëra vende të reja pune. Vetë ndërtimi i këtij gazsjellësi sjell miliarda $ investime të reja në Shqipëri, 20 000 vendeve të reja pune ne 4 vitet e ardhshme. Me këtë gazsjellës, ne afrohemi më shumë me Evropën. Shqipëria behet aleat kyç strategjik për BE. Ne bëjmë punë të mëdha. Ne flasim me vepra. Ne jemi Ndryshimi-PËRPARA”, shkruan Topalli.