Falsifikimi i dokumenteve, arrestohet kryetari i komunës Zall- Herr
Policia ka vënë në pranga kryetarin e komunës së Zall- Herrit në Tiranë, Gani Alushi, së bashku me një bashkëpunëtor të tij, kryeplakun e fshatit Katnur, Pëllumb Gjoka.
Policia nuk ka zbardhur akoma shumë detaje për këtë ngjarje, ndërkohë që qarkullojnë informacione se janë dy kryekomunarë të arrestuar. Emri i kryekomunarit tjetër nuk bëhet i ditur.
Alushi është arrestuar pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumente për fenomenin e gjakmarrjes për qytetarët shqiptarë në këmbim të parave, ku këta të fundit më pas paraqiteshin si azilkërkues në vendet e zonës Shengen.
Ky arrestim vjen pikërisht në ditën kur janë riatdhesuar 51 qytetarë azilkërkues nga Belgjika.