Klinton do vizitojë Shqipërinë dhe do KËRKOJË bashkëpunim më të madh politik dhe zbatim të ligjit
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, do të vizitojë Shqipërinë më 1 nëntor. Lajmin e vizitës së saj e ka konfirmuar zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland.
Vizita e saj do jetë në kuadër të një turi që do të zhvillojë në rajon, ku përfshihen vizita në Bosnje, Serbi, Kosovë dhe Kroaci. Ajo do i zhvillojë këto takime mes datës 29 tetor dhe 2 nëntor.
Klinton kishte premtuar një vizitë në Shqipëri me rastin e festës së Pavarësisë, por deri atëherë nuk dihet se çfarë do të ndodhë pasi më 6 nëntor janë zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet se Klinton do mbajë një fjalim në parlamentin shqiptar, ku do të theksojë nevojën për bashkëpunim më të madh politik dhe zbatim të ligjit.