E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikonte karta identiteti, arrestohet 62- vjeçari

karta-identitetiOpozita shqiptare prej kohësh ka ngritur shqetësimin se qarkullojnë karta identiteti të falsifikuara, të cilat mund të përdoren dhe ditën e votimit.

Por tashmë është dhe policia shqiptare ajo që ka vërtetuar shqetësimin e opozitës për përdorimin e kartave të falsifikuara të identitetit, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme. Zyrtarisht Policia e Tiranës ka bërë me dije se ka zbuluar një bazë falsifikimi të dokumenteve zyrtare dhe ka arrestuar 62- vjeçarin Ylber Huqi.

Baza e falsifikimit të dokumenteve është zbuluar në zonën e Xhamllëkut në Tiranë, ku është arrestuar 62- vjeçari.

Policia e Tiranës tha se pas një pune operative hetimore dhe procedurale u mundësua dokumentimi ligjor i përfshirjes së këtij shtetasi në aktivitetin e falsifikimit të dokumenteve zyrtare si: Vula të ndryshme të Drejtorisë Rajonale së Transportit Rrugor, vula të ndryshme të Komunave Paskuqan, Kryeevidh etj.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme të dëftesave të shkollave të mesme të ndryshme të falsifikuara, një sasi e konsiderueshme të vërtetimeve të hyrje dalje të Doganës së Durrësit, një sërë certifikatash të zyrave të ndryshme të gjendjes civile, karta identiteti të falsifikuara, një sasi e konsiderueshme e lejeve të qarkullimit ndërkombëtar të mjeteve, formular të paplotësuar të vërtetimeve të ndryshme të titullit të pronësisë, vërtetime e formularë të paplotësuar të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme./l.ç

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›